Nga çmimi e deri te risitë; Apple prezanton iPhone 13

Pas muajsh pritjeje, Apple më në fund i dha botës pamjen e parë të iPhone 13, i cili mban modelin e lëmuar dhe mburojën e përparme qeramike si paraardhësi i tij, por tani krenohet me një dizajn diagonale të lenteve të kamerës për sistemin e ri të dyfishtë. Sistemi i kamerës kap 47 për qind më shumë dritë dhe përfshin stabilizimin e zhvendosjes së sensorit që ndihmon për të bërë fotografi të fokusuara.

iPhone 13 do të kushtojë 799 dollarë, dhe do të ketë pesë opsione ngjyrash përfshirë versionin e ri PINK. Ngjyra e re është ajo që përdoruesit mund të blejnë më së shumti, nuancë e cila është gjithashtu e disponueshme edhe për iPhone 13 mini.

Sidoqoftë, azhurnimi më i madh është një rritje e jetës së baterisë: iPhone 13 siguron 2.5 orë më shumë sesa iPhone 12 dhe iPhone mini merr 1.5 orë shtesë energji.

Previous ArticleNext Article