U arrestua për armëmbajtje pa leje; Fjolla Morina del nga burgu

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka dalë nga qelia. Ndërkohë që bëhet e ditur se gjykata ka refuzuar ekstradimin e saj për në Shqipëri. “Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, u shpreh avokati i këngëtares për mediat kosovare.

Kujtojmë që Fjolla u arrestua më 17 korrik në Prishtinë. Asaj iu caktua nga gjykata masa e paraburgimit prej 40 ditësh. Ndaj këngëtares rëndonte një dënim prej 6 vitesh e pak muajsh burgim, pasi u kap me armë pa leje në pikën kufitare të Morinës.

Previous ArticleNext Article