Vdekje edhe pse me dy doza vaksine, Skënder Brataj tregon çfarë ndodh!

Edhe pse të imunizuar me dy doza të vaksinave, disa persona kanë humbur jetën e pas heshtjes, më në fund zyrtarët shqiptarë kanë vendosur të flasin. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohoi për mediat se vaksina nuk të mbron 100%, por në masën 70 %, sidomos për fashat në rrezik. “Vaksina nuk të mbron 100%. Nuk do të thotë se po bëre vaksinën nuk infektohesh dhe nuk mund të humbasësh jetën. Vaksina të mbron në masën mbi 70%, sidomos për fashat në rrezik”, tha ai. Javët e fundit ka pasur shumë të rinj të infektuar. Brataj këtë fenomen e lidh sërish me vaksinat, pasi sipas tij të moshat e reja janë ato më të pavaksinuara. “ Fakti që në këtë moment ka më shumë mosha të reja është se janë moshat e pavaksinuara që po shfaqen karshi infeksionit. Kjo çon një rritje të numrit të tyre”,- u shpreh kreu i Urgjencës Kombëtare.

Previous ArticleNext Article