Po ju besoni te shpirti binjak? Ja çfarë mendon Lori Hoxha

Lori Hoxha realizon vazhdimisht bashkëbisedime me ndjekësit e saj në Instagram, dhe së fundmi mes pyetjeve të shumta që i është përgjigjur, ajo ka zbuluar nëse beson në shpirtin binjak.

Lori theksoi se beson se përgjatë jetës një person ka disa shpirtra binjak. “Po besoj. Por në shumë shpirtra binjakë. Ata mund të jenë romantike ose jo. Kam lexuar diku që ne kemi një besim të pasaktë se shpirtrat binjakë supozohet të jenë përgjithmonë me ty, por përkundrazi ata të shoqërojnë aty ku ti duhesh të jesh. Dhe nëse ata largohen, është sepse nuk ka asgjë tjetër që munden të të japin dhe ke nevojë të lëvizësh vetëm ose të gjesh dikë tjetër që është në “frekuencën e njëjtë me ty”, ka shkruar ajo.

Previous ArticleNext Article