“Të lutem mos qaj”; Justin Bieber ngushëllon bashkëshorten pasi publiku thërriti emrin e Selenës!

Parakalimi në tapetin e kuq në Met Gala nuk ka qenë fort e lehtë dhe me shkëlqim për bashkëshorten e këngëtarit Justin Bieber. Teksa çifti po merrte poza për fotografët disa të pranishëm (që me siguri qenë fansa të Selenës) thërritën emrin ‘SELENA’.

Në videon e publikuar në rrjet duket se ky incident nuk u prit shumë mirë nga Hailey e cila papritur nisi të lotojë, ndërsa bashkëshorti i saj Justin Bieber dëgjohet t’i thotë ‘të lutem mos qaj’.

@returnofbizzle so disrespectful. he loves her sm. #AEJeansHaveFun #justinbieber #KeepItRealMeals #haileybieber #foryoupage #jailey #foryou #belieber #bieber #metgala ♬ original sound – Sam Arrow

Për të mos u parë lotët e modeles, asistentët e çiftit i dhanë një palë syze të errëta Haileyt e cila nuk i hoqi më përgjatë gjithë mbrëmjes.

Previous ArticleNext Article