Cocciante zbardh “misterin” e ardhjes në Shqipëri: “Erdha sepse jam bërë kumbar…”

Riccardo Cocciante e rrëfeu vetë arsyen e ardhjes në Shqipëri. “Erdha sepse Elhaida ma kërkoi të vija. Sepse jam bërë një njëfarë mënyre, paksa kumbari i saj që nga fillimi kur bëri “The Voice”..dhe sepse dua të them se talenti mund të shkojë përtej përkatësisë së një populli, ashtu si zeri dhë shpirti..”, është shprehur këngëtari i madh nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit. Prania e tij në kryeqytetin shqiptar bëri më herët të lindnin dyshime se ishte fjala për një surprizë me rastin e projektit të madh muzikor, që Elhaida kishte paralajmëruar se do ta publikonte në muajin shtator!

 

Previous ArticleNext Article