KreuCelebrity

Lëkundjet e tërmetit, a do të ketë tjetër? Cfarë thotë sizmiologu i njohur!

Lëkundjet e tërmetit, a do të ketë tjetër? Cfarë

Goditjet e tërmetit këtë pasdite ngjallën frikë e rikthyen në kujtesë lëkundjet e dhunshme të tokës në vendin tonë dy vjet më parë. Tërmeti i fundit u llogarit me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04. Në një lidhje direkte për “Neës 24” sizmiologu  Rrapo Ormeni tha se zona e Klosit është një zonë që njihet për tërmete të kësaj magnitude që nuk shkaktojnë dëme. Ai tha se data dhe ora e njëjtë me tërmetin parë të 2019-tës, është thjesht koeçidencë. “Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude”- tha sizmiologu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF