KreuCelebrity

Aktorja rrëfen “fëmijën e fshehtë”: “Sekreti im më i errët..”

E ka rrëfyer vetëm tani sekretin e saj “më të errët” aktorja e famshme hollivudiane, Uma Thurman. Uma u ngacmua nga ndalimi i abortit në Teksas për të treguar se tre fëmijët e saj do të kishin pasur sot një vëlla apo motër më të madhe: për herë të parë, aktorja paska mbetur shtatzënë kur ishte adoleshente, por kushtet nuk e lejuan ta mbante fëmijën, ndaj zgjodhi ta abortonte. “Vendimi që mora në moshë fare të re, kur ndihesha e paaftë për të siguruar një shtëpi të qëndrueshme, më dha mundësinë të kisha fëmijë atëherë kur isha gati në gjendje për ta bërë ashtu siç duhet. Ky ka qenë sekreti im më i errët deri më tani,”- u shpreh Uma, që shtoi se : “Gratë dhe fëmijët e familjeve të pasura kanë të gjithë të drejtën e zgjedhjes dhe përballen me më pak rrezik. Unë jam e pikëlluar, që ligji i vë qytetarët kundër qytetarëve, duke u mohuar atyre zgjedhjen për të mos pasur fëmijë, për aq kohë sa nuk mund të kujdesen për ta, ose duke shuar shpresat e tyre për familjen e ardhshme që mund të zgjedhin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF