KreuCelebrity

Elhaida Dani po rimendon Eurovizionin? ( Dhe çfarë përgjigje i dha Elton Dedës)!

Elhaida Dani po rimendon Eurovizionin? ( Dhe çfarë përgjigje i

Pas lançimit të albumit të saj, “ZanIn”, komentet në Youtube kanë qenë mjaft të mira e ka ngrohur shumë këngëtaren e talentuar, Elhaida Dani. Në emisionin programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, u hap dhe tema e Eurovizionit. “Është një ndër komentet që marr çdo ditë në mënyrë absurde sepse njerëzit, sidomos fansat e mi shqiptarë duan shumë që të rikthehem në Eurovizion. Nuk e di fare, po ta them sinqerisht, a dua ta bëj apo s’dua ta bëj, unë di që dua të këndoj muzikën time, të ngjitem në skenë dhe të performoj atë që unë ndjej më tepër; nëse është në skenë shqiptare, italiane, angleze nuk ka rëndësi, rëndësi ka që muzika t’më çoj kudo”, tha Elhadida. Këmbënguljes megjithatë nëse po e mendon seriozisht, ajo iu përgjigj: “Për ta menduar? Po pse jo? Por nuk mund të them për momentin asgjë tjetër”, u shpreh këngëtarja. Sa për komentin e Elton Dedës që tha se këngët e albumit të saj ishin të gjitha njësoj, këngërtarja u shfaq tepër e qetë.  “Çdo njeri ka opinionin e tij, shijet e veta personale. Nuk mund të gjykoj absolutisht, por do preferoja që t’i dëgjonte para se t’i gjykonte ose të jepte një mendim”, tha ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF