KreuCelebrity

Ndërron jetë aktori i njohur amerikan, Melvin Van Peebles!

Regjisori dhe aktori i njohur, Melvin Van Peebles, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Këtë lajm të trishtë e ka dhënë djali i tij, Mario Van Peebles, përmes një deklarate, Babai e dinte që fotografitë e zeza kanë rëndësi. Nëse një fotografi vlen sa një mijë fjalë, çfarë vlente një film? Ne duam të jemi suksesi që shohim, kështu që ne duhet të shohim se jemi të lirë. Çlirimi i vërtetë nuk do të thotë të imitosh mentalitetin e kolonizatorit. Do të thoshte të vlerësosh fuqinë, bukurinë dhe lidhjen me të gjithë njerëzit”.

Melvin ishte shumë i njohur edhe për regjinë e filmave, si “Sweet Sweetback’s Baadasssss Song”, “The Story of a Three-Day Pass”, “Watermelon Man” dhe “Don’t Play Us Cheap”. Ai ishte i martuar me aktoren Maria Marx në vitet 1950. Martesa e tyre përfundoi me divorc, por ata ndajnë bashkë një vajzë të quajtur, Megan Van Peebles dhe një djalë, Max Van Peebles.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF