KreuCelebrity

Rikthehet Klea Huta në ekran; ja ku do ta shohim moderatoren

Pas një mungese disavjeçare, Klea Huta u rikthye sezonin e kaluar në ekran me spektaklin “Këngë moj”.  Në muajin qershor sezoni i dytë i suksesshëm i këtij formati u përmbyll, edhe pse gjatë verës u transmetua maratona e këngës popullore “Këngë Moj”, ndonëse jo në prezantimin e Kleas, por të Nevina Shtyllës.

Megjithatë në tetor spektakli pritet të rikthehet sërish në “Vizion Plus”, e bashkë me të edhe Klea. Edhe këtë sezon, do të vijnë në ekran artistët më të mirë shqiptarë, të cilët do të rikthejnë perlat e muzikës tonë në skenë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF