KreuArt

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazi, rrëmben çmimin në festivalin e Kalsruhe në Gjermani

“Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, me regji të Namik Ajazi, ftoi çmimin si“Filmi më i mirë, me metrazh të gjatë” në Festivalin e Karlsruhe, Gjermani.

Pas një ndërprerje dyvjeçare për shkak të pandemisë, kinemaja duket sikur po rikthehet. Dhe këtë herë me një lajm të mirë për Kinematografinë Shqiptare.

Filmi “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”  me regji të Namik Ajazi e skenar të Ruzhdi Pulaha, me fotografi të Nino Celeste, ftoi çmimin si “Filmi më i mirë i gjatë në edicionin e 21-të, të Festivalit të Kalsruhe Gjermani “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” sjell një histori të pamundur dashurie mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Historia e tyre e dashurisë është gjetja për të ripërcjellë edhe njëherë atmosferën e dramat e shoqërisë shqiptare gjatë diktaturës komuniste. Edicioni i 21-të, i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit: Karlsruhe, Indipendent Days, u zhvillua nga dt. 21-25 shtator.

Karlsruhe film Festival është një nga festivalet më të mëdha të filmit në Gjermani. Nga 1200 filma të paraqitur nga 90 shtete, juria selektoi 140 filma, të metrazhit të gjatë e të shkurtër, prej të cilëve 8 u vlerësuan me çmim.

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” ështę një bashkëprodhim shqiptaro-italian i vitit 2019, mes Mediavision e Mediterrania production, mbështetur nga QKK, Euroimage dhe Ministria Italiane e e Kulturës me pjesëmarrjen e një kasti aktorësh nga më të mirët në dy vendet.Remo Girone, MartaGastini, Beatrice Aiello, Anton Kowdrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radoja, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku, etj.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF