“Më e keqja e botes”, punonjësit letër të hapur për Jeff Bezos!

Mund të jetë njeriu më i pasur i botës, por punonjësit e tij janë të pëkënaqur.Një grup punonjësish të tanishëm dhe të mëparshëm të Blue Origin, kompania e fluturimeve hapësinore në pronësi të themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, thanë përmesë një letre të hapur se ambjenti i punës atje është i “mbushur me seksizëm” dhe preferohet “shpejtësia marramendëse” në vend të sigurisë. Letra e shkruar nga Alexandra Abrams, ish-shefja e komunikimit të punonjësve në Blue Origin dhe 20 punonjës të tjerë aktualë dhe ish-punonjës, del në përfundimin se kultura e kësaj kompanie”. “Boshllëqet gjinore të fuqisë punëtore janë të zakonshme në industrinë e hapësirës, por në Blue Origin ato gjithashtu shfaqen me një vulë të veçantë seksizmi. Udhëheqës të lartë të shumtë dihet se sillen vazhdimisht në mënyrë të papërshtatshme me grate. Një figurë e lartë në organizatë është raportuar disa herë për ngacmim seksual dhe punonjëset e reja gra janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg nga një ekzekutiv tjetër, i cili dyshohet se ka ngacmuar një kolege. Fuqia punëtore përbëhet kryesisht “kryesisht meshkuj” dhe është  “jashtëzakonisht e bardhë”, thuhet aty.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article