Kim Kardashian bën ironi me veten, dhe i fiton zemrat njerëzve!

Kim Kardashian i befasoi të gjithë me komentet e saj në show-n Saturday Night Live, ku shfaqi një anë tjetër të sah. Ylli i reality shoë-t tregoi se dinte të bënte humor, dhe kjo njerëzve i pëlqeu, teksa kujtoi videon e saj seksuale që u shpërnda dikur. “E di, jam e befasuar që më shihni këtu. Kur më kërkuan të isha unë ajo që do ta bëja këtë sot këtu i thashë: Pse më doni mua? Unë kam shumë kohë pa pasur një premierë filmi? Kam pasur vetëm një film timin që ka dalë dhe në fakt askush nuk më tha që ishte premierë”, tha Kim. “Unë kurrë nuk do t’i tregoja askujt se çfarë mund ose nuk mund të bëjë. Mos harroni se unë quhem Kim jo një Karen. Sinqerisht ne të gjithë emrat K është mbresëlënëse që nëna ime nuk e zgjodhi Karenin për mua. Pastaj na erdhi edhe Caitlyn”, tha për ish-burrin e nënës së saj, i cili është kthyer në grua. Në fund ajo përmendi thashethemet për kandidimin e saj për presidencën, dëshirën e Kanye për president, përpjekjen e dështuar të Caitlyin për t`u bërë guvernator i Kalifornisë dhe tha: “Unë thjesht po bëj shaka! Ne nuk mund të kemi tre politikanë të dështuar në një familje”.

Previous ArticleNext Article