KreuCelebrity

Pas një kalvari vuajtjesh si nënë e vetme; Tuna rikthehet te Patrisi

Tuna Sejdiu dhe Patrisi Berisha janë një ndër çiftet e showbizit shqiptar që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e publikut me marrëdhënien e tyre.

Para se të bëheshin prindër për herë të dytë, dyshja u diskutua për një ndarje jopaqësore. Mirëpo mesa duket, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh si nënë e vetme e rikthyer te prindërit në Shkup, Tuna ka vendosur të kthehet sërish në Prishtinë te Patrisi, duke rindërtuar martesën e cilësuar nga mediat si problematike.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes disa fotografive të postuara në “Instastory”, ku në njërën prej tyre duket dora e Patrisit që po mbante djalin e tyre, Zen. Ndërkohë mësohet gjithashtu se për momentin ata janë duke qëndruar në Durrës bashkë me dy fëmijët e tyre, Zenin dhe Tianin. Burime pranë çiftit kanë treguar se marrëdhënia e tyre po shkon mjaft mirë.

Kujtojmë që Tuna, u bë nënë për herë të dytë, pikërisht në një periudhë kur po përflitej për ndarje konfliktuale nga Patrisi. Këngëtarja zgjodhi që shtatzëninë ta mbante larg syrit të mediave, duke lajmëruar ardhjen në jetë të djalit të dytë vetëm pasi e solli në jetë. “Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që do më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi asokohe Tuna poshtë fotografisë, ku linte të kuptonte se lutja e parë nuk i ishte plotësuar. Ndërkohë tani Tuna dhe Patrisi i kanë lënë pas konfliktet dhe kanë vendosur t’i dhurojnë dy djemve të tyre një familje të bashkuar.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF