KreuCelebrity

Superman do të jetë biseksual në numrin e radhës!

Superman është një ndër filmat vizatimor më të pëlqyer nga fëmijët, dhe një nga më të ndjekurit. Por, një lajm surprizues ka ardhur nga “DC Comics”, i cili ka njoftuar se numri i ri i Superman i cili do të lançohet më 9 nëntor, do ta paraqesë personazhin kryesor si biseksual. Ai do të përfshihet një romancë me mikun e tij të ngushtë mashkull, Jay Nakamura.

Ende nuk janë zbuluar shumë detaje, por në imazhet e publikuara nga Comics shihet se Jon dhe Jay kanë ndarë puthje me njëri-tjetrin.

Shkrimtari i serive Tom Taylor tha për BBC se, kur iu ofrua për herë të parë puna, ai mendoi “Çfarë duhet të jetë Superman sot’, ndërkohë me tej shtoi, “Ka patur në ndryshim të vërtetë gjatë viteve të fundit, dhjetë vjet më parë ose 5 vite më parë kjo do të kishte qenë më e vështirë, por unë mendoj se gjërat kanë ndryshuar”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF