KreuCelebrity

Tory kujton me dashuri Luke Perry-n: “Si më mbrojti nga ish-i abuzues”!

 

Me një foto të vjetër, Tory Spelling kujtoi bashkëprotagonistin e sajnë “Beverly Hills 90210”  Luke Perry, i cili sot do të kishte mbushur 54 vjec nëse nuk do të shuhej papritur ne 2019-tën nga një hemoragji cerebrale. Tory kujton se ai ishte një mik mjaft i mirë dhe dikur e kishte ndihmuar përballe ish të dashurit abuses. “Gëzuar ditëlindjen për vëllain dhe mikun tim të dashur Luke… Më mungon shumë dhe nuk ka ditë që nuk të kujtoj. Ti ishe i veçantë në llojin tënd. Mbaj mend që të kam takuar në një periudhë të pasigurtë të adoleshencës time. Ti ishte djali i parë që më bëre të ndihem njerëzore, e sigurt dhe komediane. Si mik dhe vëlla i madh shkove dhe u zure ashpër për mua, kur isha në një marrëdhënie abuzive. Pastaj më fole për këto momente të pasigurta që i kalonin vajzat në adoleshencë. Ti kishe një mënyrë për ta bërë çdo njeri të ndihej i sigurt, i dëgjuar dhe i veçantë që në minutën e parë që të takonte. Energjia jote e pastër ishte një dashuri vetëmohuese. Më pëlqente të merrja mesazhe dhe telefonata që më pyesnin për fëmijët e mi dhe gjithmonë përfundonin me: ‘Daja Luka i do ata’. Si prind i vure gjithmonë Jack dhe Sophie të parët. 2 keqardhje kam. Ne kurrë nuk e bëmë atë natën familjare me Taco të martën në shtëpinë tuaj (kam dëgjuar që tacot tuaja ishin më të mirat) dhe se nuk mund ta përmbushja vizionin dhe ëndrrën tënde që kasti ynë të bënte atë film horror që kishe aq pasion për të bërë. Më fal që të dyja ato gjëra nuk kanë ndodhur kurrë. Sot, dhe çdo ditë të gjithëve na mungon dhe të mbajmë në zemrat tona. Le mjaft shenja në këtë jetë Luke”, ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF