Këngëtarja shqiptare shtatzënë për herë të dytë!

Kishte menduar dhe ‘vendosur’ që nuk do të bënte një fëmijë të dytë për shkak të angazhimeve të shumta si këngëtare, por duket se fati kishte plane të tjera, të papritura ama shumë të bukura. Si përshembull një bebe e re në familje.

E ftuar në programin ‘Abc e Pasdites’ këngëtarja Blerina Braka tregoi se është në pritje të fëmijës së dytë, për të cilin më herët kishte menduar se nuk do të vinte kurrë.

E lumtur për bekimin e dytë që po vjen, Blerina tregoi se këtë periudhë ka marrë një shkëputje nga muzika pasi dëshiron të shijojë mujat e pritjes së ëmbël.

Sakaq artistja dhe bashkëshorti janë prindër të një djali i cili erdhi në jetë më 31 maj 2021.

 

 

Previous ArticleNext Article