Kush do të jenë dy opinionistët e “Love Story 2”?!

“Love Story” do të nisë së shpejti në ekranin e televizionit Klan me edicionin e tij të dytë. E teksa programi po afron, produksioni ka zbuluar disa detaje rreth risive të këtij edicion të dytë, i cili do të vijë me një format ndryshe, ku në fron nuk do të jetë vetëm një djalë, përballë vajzave konkurrente, por do të ketë edhe një vajzë, e cila do të jetë përballë djemve.

Së fundmi, Alketa Vejsiu në rrjetin e saj social Instagram ka konfirmuar dy opinionistët e “Love Story 2”. Bëhet fjalë për Jerina Lalajn dhe Robert Aliajn, të cilët ishin në rolin e opinionistëve edhe në edicionin e parë.

Ndërkohë që ka konfirmuar opinionistët e spektaklit të së hënës, Alketa ka kërkuar nga ndjekësit e saj sugjerimet tyre për opinionistët e “Daily Love Story”, programi i çdo dite i cili do të moderohet nga Eni Shehu.

“Po lexojmë sugjerime tuaja për opinionistët e “Daily Love Story” me Eni Shehu, çdo ditë në Klan Tv. Së shpejti.. Jerina dhe Roberti do të jenë çdo të hënë me mua!  Duam emra nga ju për emisionin e çdo dite.”, ka shkruar moderatorja përkrah një video ku shihet ajo dhe Eni duke parë sugjerimet e ndjekësve.

 

Previous ArticleNext Article