KreuCelebrity

Rita Ora rikthehet sërish si anëtare jurie në “The Voice Australia”!

Kanali televiziv Channel Seven në Australi ka konfirmuar panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “The Voice Australia 2022”. Ata bënë me dije se të katërt trajnerët, Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora, do të jenë sërish pjesë pasi rritën nivelin e spektaklit.

Përkundër spekulimeve që muzikantja me origjinë shqiptare Rita, 30 vjeçe, nuk do të nënshkruante kontratën për një sezon të dytë, ajo konfirmoi se në fakt mezi pret të kthehet dhe të ribashkohet me familjen e saj të zgjeruar vitin e ardhshëm.  “Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën”, u shpreh ajo për “The Daily Telegraph”.

“Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Trajnerët e tjerë janë si një familje e zgjeruar dhe me të vërtetë pres që të kthehem për të zbuluar superstarin tjetër të ‘The Voice’”, tha Rita.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF