KreuCelebrity

Dua Lipa dhe Elton John kryesojnë listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar!

Elton John ka kryesuar top listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë në 16 vjet me bashkëpunimin e tij me Dua Lipa, teksa u renditën në vendin e parë të premten më 16 tetor.

Kënga e tyre “Cold Heart” mori vendin e parë, pas tre javësh që renditej në vend të 2-të në listat e kompanive zyrtare, “Cold Heart” ka regjistruar 64 000 shitje të tabelës dhe 5,9 milionë transmetime.

Suksesi i Elton John dhe Dua Lipa i jep fund mbretërimit katërjavor të Ed Sheeran në krye të tabelës me Shivers, i cili ka rënë në vendin e dytë. Për këtë sukses të madh ata u shprehën mjaft e lumtur në rrjetin e tyre sociale, duke e ndarë gëzimin me ndjekësit e tyre të shumtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF