KreuCelebrity

Ja konkurrenti i parë që u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”!

Në spektaklin e kësaj të premte, banori i parë që u largua nga “Big Brother Albania”, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, ishte Elhaid Cufi.

Teksa gjatë javës banorët po bisedonin me njëri-tjetrin dhe po jepnin mendimin e tyre se kush do të largohej nga shtëpia, Elhaidi tha se sipas tij, personi që do të votohet më shumë nga publiku për të dalë jashtë, do të jetë Arditi. Kjo për shkak të debateve që ka pasur herë pas here me disa nga konkurrentët e tjerë, të cilët e akuzuan se futet në bisedë pa e ditur se për çfarë po flitet. Të njëjtin mendim me të ndau edhe Donaldi.

Kujtojmë që të nominuarit e kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin pesë konkurrentë: Sabian Medini, Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni dhe Elhaid Cufi.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF