KreuCelebrity

Vdiqën në Qerret, dalin fotot e katët turistëve rusë!

Fotot e turistëve rusë që humbën jetën në rrethana misterioz në hotelin luksoz  ”Gloria Palace” në Qerret të kavajës janë bërë publike nga mediat e huaja. Burime nga prokuroria e Kavajës thonë se vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen tragjike. ndërsa në trupin e viktimave nuk janë gjetur shenja dhune. Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën që të gjithë pa jetë. Fillimisht u tha se ngjarja ndodhi në saunën e hotelit, më pas u tha se ata kishin qenë në pishinën e hotelit. Media të ndryshme shqiptare thonë se grupi hetimor po fokusohet vec të tjerash edhe në pistën e një vrasjeje pa gjurmë. Ndërkohë në fillim të javës pritet që të dalin rezultatet e autopsisë të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi shkakun e vdekjes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF