Pjesë e një filmi erotik? Klaudia Pepa tregon nëse do të shfaqej nudo!

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, tashmë prej disa vitesh jeton në Itali. Ajo ka ndërtuar karrierën e saj jashtë vendit tanimë, ku përveç baletit, ka arritur të bëhet pjesë edhe e aktrimit.

Së fundmi në një intervistë për “Revistën Class”, ajo është shprehur shumë e lumtur që është bërë pjesë e kinemasë italiane, “Jam apasionuar dhe kam gjetur shumë elementë të përbashkët me eksperiencën si balerinë dhe, me siguri, projekti që do të vijë do të jetë një gërshetim perfekt mes baletit dhe aktrimit”.

Ndërkohë e pyetur nëse do të pranonte të luante një film erotik e të shfaqej nudo, ajo tha, “Nuk jam fanse e filmave të tillë dhe me siguri, nuk besoj se do të jem pjesë në të ardhmen. Nudo, varet nga konteksti, por nuk kam komplekse”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article