KreuCelebrity

Facebook-ut i kërkohet të japë “llogari” mbi dëmin që shkakton tek fëmijët!

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid njoftoi se gjigandit të mediave sociale, Facebook, i është kërkuar të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijet.

“U befasova”, tha ai përpara deputetëve vendas, “kur mësova se një studim i brendshëm i Facebook-ut dilte në përfundimin se 17 për qind e vajzave adoleshente, platforma Instagram – në pronësi të Facebookut – u ka përkeqësuar çrregullimet në ushqim”. Ministri britanik e kritikoi kompaninë për faktin që nuk e ka shpërndarë këtë studim me prindërit, profesionistë të shëndetit publik dhe politikanë. “Informacione të tilla duhen bërë publike”, ishte komenti i tij. Reagimi i Javid vjen në një kur vetëm pak ditë më parë, ish punonjësja e Facebook-ut, Frances Haugen, lëshoi drejt firmës akuza se ishte e vetëdijshme për dëmin që u shkaktohet disa adoleshenteve dhe nuk ka qenë shumë e sinqertë në luftën kundër urrejtjes dhe dezinformimit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF