KreuCelebrity

Pamjet nga dasma madhështore e vajzës së Bill dhe Melinda Gates!!

Vajza e Bill dhe Melinda Gates, Jennifer Gates, i dha fund beqarisë duke u martuar me kalorësin Nayel Nassar.

Dasma filloi zyrtarisht këtë të premte, me një ceremoni martese islame, në të cilën morën pjesë familja e ngushtë e Jennifer dhe Nassar. Të nesërmen, në fermën e çiftit në Westchester County, në Nju-Jork, çifti hapi festën e tyre madhështore për më shumë se 300 të ftuar, të cilët ishin të gjithë të vaksinuar dhe të testuar për COVID-19.

Prindërit e Jennifer njoftuan në fillim të këtij viti se janë divorcuar, dhe pavarësisht kësaj ata ecën së bashku në ceremoninë e martesës së vajzës së tyre 25-vjeçare.  Për shkak të kësaj situate, 25-vjeçarja tha se dasma prej 2 milionë dollarësh ishte e vështirë të organizohej, Ka qenë një vit sfidues, si për të gjithë nga pandemia, ashtu edhe për familjet tona që po kalojnë një tranzicion. Por dashuria jonë për njëri-tjetrin ka qenë e vazhdueshme. Organizimi i dasmës dhe pjesëmarrja në të e miqve dhe e familjeve tona, ishte një ëndërr e realizuar”.

Ja disa pamje nga dasma madhështore:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF