KreuCelebrity

“Ti mban dorën time dhe unë tënden”; Në ditëlindjen e Lorit, Sara zgjedh fjalët e ëmbla për të

Lori Hoxha feston sot 28-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk ka munguar urimi nga motra e saj Sara.

Përkrah një fotografie ku dy motrat shihen së bashku, Sara ka bërë një urim zemre, në rrjetin e saj social Instagram, duke shprehur gjithë krenarinë që ajo ndjen për njeriun që është Lori dhe dashurinë që ka për të, “Përgjatë viteve të kam parë tek bëhesh njeriu që gjithmonë kam uruar të jesh. Një njeri i sigurt në hapat që hedh, që s’ka nevojë për askënd që t’i tregojë rrugën, që e di mirë sesa i pastër është shpirti i saj dhe se bën gjithçka që ta mbaj të tillë. Sot ti je gruaja që mund të zotërosh gjithë botën. Dhe kur vjen puna tek ne të dyja, do të jetë gjithmonë kështu, ti mban dorën time dhe unë tënden, përmes gjithçkaje. Vijo të jesh kaq trime, kaq dritë e kaq gjak”.

Vetëm dy ditë më parë në familjen Hoxha është kujtuar ditëlindja e Tanit, ku Lori përmes një letre drejtuar të atit i emocionoi të gjithë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF