KreuCelebrity

“M’u ofrua një rol”, Ami tregon arsyen pse s’pranon të jetë pjesë e filmave të Ermalit

Amarda Toska ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.

Gjatë intervistës ndër të tjera ajo zbuloi edhe arsyen pse nuk merr pjesë tek asnjë film i Ermalit, edhe pse e ka marrë një propozim. Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, te filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”, tha ajo.

Më tej ajo ka sqaruar se nuk e ka parë të arsyeshme, pasi secili prej tyre e ka të qartë punën që ata kanë dhe nuk do që të merret si e mirëqenë që Ermali ka në dorë të bëjë filmat e vetë dhe fut dhe Amin.

“Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigjja më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punën e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion, është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet”, u shpreh ajo.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF