KreuFashion

OBSH: Covid do të jetë prezent deri në fund të 2022

OBSH: Covid do të jetë prezent deri në fund të 2022

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë pandemia e shkaktuar nga Covid-19 do të vazhdojë për të paktën edhe një vit sepse vendet e varfra nuk po marrin vaksinat që duhen.

Së fundmi, një prej drejtuesve të lartë të OBSH-së, Bruce Aylward, është shprehur se Covid do të jetë prezent deri në fund të vitit 2022. Ky parashikim bëhet në një kohë kur, më pak se 5% e popullsisë së Afrikës është vaksinuar, krahasuar me shifrat që kanë vendet në Europë apo SHBA. Shumë vende të pasura kanë dhuruar vaksinat për vendet e varfra, por sërish nevoja e tyre është për më shumë doza.

OBSH gjithmonë ka bërë thirrje për një shpërndare të barabartë të vaksinave mes vendeve dhe nuk rekomandoi dozën e tretë, pasi shumë vende nuk kishin vaksinuar grupet e riskut.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF