KreuCelebrity

Flet bashkëshorti i producentes së vrarë, cfarë thotë për aktorin që shkrepi armën!

Zemërthyer, bashkëshorti  i Halyna Hutchins ka folur për herë të parë pas vdekjes së saj tragjike në sheshxhirim, e vrarë aksidentalisht nga aktori Alec Baldwin. Matt Hutchins postoi një foto të Halynas dhe djalit të tyre tetë-vjeçar Andros me komentin “humbja jonë është e pamasë”. “Halyna na frymëzonte të gjithëve me pasionin e vizionin e saj, ajo la një trashëgimi që nuk mund të përshkruhet me  fjalë,” thotë ai.

Të afërmit e producentes së rritur në Kiev, tani po kërkojnë përgjigje për vdekjen absurde të saj. Krerët e studiove filmike i druhen një padie të të afërmve të 42 vjecares. Matt shtoi megjithatë se Baldwin vetë ka komunikuar me të dhe i ka përcjellë të gjithë mbështetjen e tij. Aktori mbeti i shokuar nga ngjarja. Ai tha se e kishin garantuar që arma ishte e sigurtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF