KreuCelebrity

Probleme në parajsë? Gisele Bündchen dhe i shoqi, moment delikat në marrëdhënie! 

Janë një çift mjaft i pëlqyer, dukeshin shumë të dashuruar dhe arritën të krijojnë një familje mjaft të bukur me fëmijët e tyre.

Por edhe në parajsën e Tom Brady dhe Gisele Bündchen, paska probleme. Modelja e famshme është në fazën kur ka vendosur ta mbyllë karrierën e saj dhe t`i kushtohet familjes, ndërsa Tom po shijon majat e suksesit të tij si mbrojtësi i Buccaneers me 7 fitore të SuperBowl. Fakti që i duhet të qëndrojë larg familjes, nuk e gëzon as atë vetë, por dilemat nuk mungojnë.

“Kjo është një çështje shumë e vështirë. Nuk është e lehtë as të thuash: hej erdhi koha për të dalë në pension. Nga ana tjetër nuk dua as të humbas ngjarjet në jetën e fëmijëve të mi”, tha Brady në një dokumentar të ditëve të fundit.

Me Giselen, që është dhe më e famshme se ai, Tom ka një djalë dhe një vajzë, ndërsa është baba i një djali më të rritur nga një lidhje e hershme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF