KreuCelebrity

Nënë për herë të tretë, aktorja turke zbulon emrin e vajzës!

Në familjen e Bergüzar Korel dhe bashkëshortit të saj, Halit Ergenç ka gëzim të madh: pas dy djemve, aktorja turke ka sjellë në jetë një vajzë, të cilen cifti e pagëzoi me emrin Leyla.

Korel njihet më së shumti në Shqipëri për rolin e  “Sheherzades” , dhe mbetet një aktore mjaft e pëlqyer.

Mediat vendase thonë se Haliti nuk e ka lënë vetëm për asnjë cast, e madje në spital është shoqëruar dhe nga djemtë, Ali dhe Han.

Nuk dihet nëse ata do të zgjedhin më vonë që të ndajnë me ndjekësit foto të vogëlushes, por për momentin janë të fokusuar tek kremtimi i ardhjes së saj në jetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF