KreuCelebrity

Në klipin e fundit, Dafina vesh fustanin e para 10 viteve!

 

Disa gjëra vërtet që nuk dalin nga moda! Me kalimin e kohës duket sikur harrohen në dollap, por vjen një moment që rikthehen në trend sërish.

Dafina Zeqiri e tregoi këtë qartë me klipin e saj të fundit, ku “ricikloi” një fustan të para 10 viteve, që në fakt dukej mjaft mirë!

Në këngën “Murder on the dancefloor” – bashkëpunim me RON dhe pjesë e albumit “Dafinë Moj” – Dafi shfaqet në një pjesë të klipit me një fustan të zi me temina dhe vija në pjesën e përparme.

Duket se është i njëjti me atë të këngës “Supernova”, por që efektet  e videos i ndryshojnë disi ngjyrën. Dafina na e dha një mesazh me këtë zgjedhje apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF