Tha se pëlqen Beatrixin, e dashura e Kledit zhgënjehet dhe merr këtë vendim

Gjatë spektaklit të kësaj të premte në “Big Brother VIP”, Kledi u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të pëlqimit që ai shprehu për Beatrix, ndërkohë që jashtë shtëpisë ai është i lidhur me një vajzë gjermane prej 6 vitesh.

Deklarata që Kledi bëri për Beatrix ka zhgënjyer shumë të dashurën e tij, aq sa vendosi të ndryshojë planet dhe të mos hyjë në Big Brother mbrëmjen e kësaj të premte për ta suprizuar partnerin e saj.

Kledi ka sqaruar situatën e tij në dhomën e rrëfimeve duke thënë se e dashuron partneren e tij, por është futur në shtëpi për t’u kthjelluar në mendime.

“Unë jam i lidhur, bashkëjetoj. E dashuroj partneren time, por jam i paqartë.  Vajzat këtu janë simpatike, si Trixi ashtu dhe Beni. Por unë nuk rrëzohem me shikim të parë. Trixit nuk i thashë që jam i lidhur se nuk më pyeti dhe nuk më erdhi mbarë. Jam konfuz”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai është ndalur dhe tek Arjola, pasi në publik është dukur sikur aktorja ka pëlqim për të, por ai u shpreh se nuk e ka parë diçka të tillë dhe nuk e beson. Ai tha se e sheh Arjolën si një person shumë të sinqertë dhe të dashur për të.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article