KreuCelebrity

Flori Mumajesi baba për herë të parë? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi është padyshim një nga artistët më të pëlqyer, ndaj kërshëria mbi jetën e tij është e madhe.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në Instastory me të cilën ka ngritur dyshime te fansat e tij të shumtë se do të bëhet baba për herë të parë

Në fotografi shfaqet një souvenir druri e cila ka të gdhendur një vogëlush teksa fle, portret që Flori e ka shoqëruar me një emoji me zemër.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë, që Mumajesi përflitet se do të bëhet baba, pasi edhe më herët ka qenë në qendër të mediave rozë lidhur me këtë fakt, ndaj mbetet për t’u parë..

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF