Britney Spears: Babai dhe mamaja ime duhet të jenë në burg!  

Pas vendimit të një gjykatësi për ndërprerjen e kujdestarisë 13-vjeçare, ylli i popit Britney Spears ka deklaruar se prindërit e saj duhet të jenë në burg për kontrollin që kanë bërë mbi jetën dhe financat e saj.

Postimi në Instgramin e saj, vjen disa ditë pasi këngëtarja fituese e Grammy-t u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare. “Unë jam thjesht mirënjohëse sinqerisht për çdo ditë dhe për faktin se do të jem në gjendje të kem çelësat e makinës sime, të jem e pavarur dhe të ndihem si një grua.”, tha ajo.

Ndërkohë më tej shtoi se ato çfarë i ka bërë familja e saj gjithë këto vite ishte “demoralizuese dhe degraduese”

“Unë as nuk po përmend të gjitha gjërat e këqija që më bënë mua, për të cilat ata të gjithë duhet të jenë në burg …, duke përfshirë edhe nënën time që shkon në kishë!!!!”, shkroi Spears në Instagram.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article