KreuCelebrity

“Doli të blinte bukë, 8 vjeçari me duart e lidhura”, detaje nga tragjedia e Fierit-banorët: Vrasësi në litar! 

Avokati Ermal Hamataj ka zbuluar detaje tronditëse nga krimi makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe u gjet i vrarë dhe i groposur nga fqinji i tij. Hamataj tha në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti se fëmija kishte dalë nga shtëpia pak para orës 10 të paradites për të blerë bukë dhe në orën 10:00 ka qenë i vdekur.

“Është tmerrësisht e vështirë. Kam vetë një fëmijë 8 vjeç dhe mundohem të kuptoj se çfarë ndodh në mendjen e një fëmije. Doja të bëja një apel sepse kam parë që nga dje deri sot, deputetë, media, gazetarë ecin me idenë se kemi të bëjmë me një person të paaftë mendërisht. Nuk është i paaftë mendërisht, duhet të dënohet si person i përgjegjshëm para ligjit. Ai nuk është i paaftë mendërisht. Përmes vendimit të gjykatës në 2006 vihet re qartë që është i aftë mendërisht.

Duhet të dënohet siç thotë neni 79 i Kodit Penal, me burgim të përjetshëm. Çdo situatë që e nxjerr të paaftë mendërisht e shpëton nga burgimi i përjetshëm. Kallëzimi nga prindërit është bërë në orën 15:30. Djali ka dalë nga shtëpia pak para orës 10 dhe ka qenë i vdekur në orën 10. Brenda 30 minutash ka mbaruar gjithçka. Autori e ka qëlluar me kazmë pas koke, e ka lidhur fëmijën dhe fëmija është gjetur i groposur me duar të lidhura mbrapa. Kjo tregon dashakeqësinë dhe kulmin e shtazërisë së një personi ndaj një fëmije të mitur. I ka dhënë biçikletën fëmijës kur kishte shkuar të blinte bukë”, tha avokati.

Ai tregoi më tej se familja e autorit dhe e viktimës kanë pasur një konflikt të mëhershëm i cili është harruar në paqe.  Djali është gjetur me duart e lidhura nga pas. Banorët kërkojnë dënimin me vdekje të autorit, për të cilin thonë se burgu nuk është i mjaftueshëm.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF