KreuCelebrity

Për herë të parë, Elia Zaharia flet për depresionin që ka kaluar pas lindjes së vajzës

Elia Zaharia dhe Princ Leka disa javë më parë festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre mes afërmve dhe miqve të ngushtë.

Së fundmi ata kanë qenë të ftuar të “Rudina”, ku treguan se përgjatë këtij viti të dy i janë përkushtuar plotësisht vajzës së tyre të vogël, Geraldinës, por njëkohësisht janë munduar të mos lënë mënjanë edhe angazhimet profesionale.

Elia tregoi se një mbështetje shumë e madhe për të gjatë këtij viti ka qenë e nëna e saj, aktorja e njohur Yllka Mujo.

Për herë të parë në publik, Elia rrëfeu se për të periudha pas lindjes ka qenë e vështirë, dhe theksoi se është e rëndësishme ta vëmë në dukje edhe këtë pjesë, përpos lumturisë së madhe që një çift ka.

“Dua ta cekim këtë pak, është e rëndësishme, ndoshta edhe si mesazh. Gjithmonë kur flasim për ardhjen e një fëmije, përpos anës së lumturisë së madhe që ka çifti dhe familja që mirëpret një bebe të vogël, shumë pak flitet edhe për pjesën e vështirë të postpartum, domethënë për pjesën e trazirave emocionale që përjeton njeriu në atë periudhë. Jo të gjithë e përjetojnë, por disa e përjetojnë.

Unë nuk e kam përjetuar lehtë. Kanë qenë emocione të miksuara të lumturisë së madhe, por ndoshta edhe lodhja, edhe mungesa e gjumit dhe të gjitha gjërat bashkë që sollën një periudhë disamujore jo të thjeshtë dhe është shumë e rëndësishme të kesh njerëz pozitivë afër.

Mami ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për të më nxjerrë nga ajo gjendje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë, çdo lloj ndihme në ato momente është e mirëpritur, sikur edhe dikush që gatuan për ty apo dikush që ta mban beben 1-2 orë sa ti të flesh. Është shumë e rëndësishme kjo…”, tha ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF