Ndahet nga jeta dramaturgu dhe shkrimtari i njohur, Fadil Kraja!

Dramaturgu dhe shkrimtari i njohur, Fadil Kraja ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 90-vjeçare.

Fadil Kraja është autor i mbi 50 dramave dhe komedive, dhe mban edhe titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.

Lajmin e hidhur e ka dhënë teatri “Migjeni” në Shkodër, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Mësohet se në nder të tij do të mbahen homazhe ditën e nesërme nga ora 9:00-12:00, në hollin e teatrit “Migjeni”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91-vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorësi i Urdhrit së Skënderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja”, thuhej në njoftim.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article