KreuCelebrity

Bradley Cooper flet më në fund për marrëdhënien e tij me Lady Gaga në “A star is born”

Lady Gaga dhe Bradley Cooper luajtën së bashku në filmin “A star is born”, dhe shumë fansa asokohe filluan të aludonin se mes tyre mund të kishte diçka romantike.

Dyshja i shtoi më shumë dyshimet kur performuan së bashku në skenë kolonën zanore të filmit dhe shiheshin shumë afër dhe shumë romantikë më njëri-tjetrin.

Gjithsesi ata asnjëherë nuk kanë thanë se mes tyre mund të kishte diçka më shumë. Tani Lady Gaga është angazhuar sërish si aktore në filmin “House Of Gucci”, dhe kjo nuk është hera e parë që këngëtarja dhe aktorja pretendon për një Oscar, pas “A Star Is Born”.

Së fundmi, Bradley Cooper ka folur më në fund mbi thashethemet për një romancë mes tyre duke thënë se zgjodhën të interpretonin performancën si një skenë nga filmi i tyre në një përpjekje për të ndihmuar në kontrollin e frikës së tij për të kënduar ‘live’.

“Vetëm nga një këndvështrim personal, zvogëlon nivelin e ankthit. Ata bien në dashuri në atë skenë në film. Është ai momenti shpërthyes që u ndodh atyre në një skenë para mijëra njerëzve… Do të kishte qenë kaq e çuditshme nëse të dy do të ishim në stol përballë audiencës”, tha ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF