Bestytnitë dhe karakteristikat: Çfarë simbolizon kërmilli?

Nëse do të eksplorojmë kuptimet më të thella të një “kërmilli”, do të zbuloni shumë simbole, që nga ëndrrat e deri në totemet e gdhendura që vijnë nga kulturat e lashta deri nën ditët e sotme. Kërmilli është i lidhur me mençurinë, përparimin e ngadaltë, këmbënguljen, durimin, paqen, kujdesin për veten dhe harmoninë. Kjo krijesë e butë që mban shtëpinë e saj kudo që të shkojë, gjithashtu simbolizon dashurinë për veten. Ndërsa në vendet nordike, ky simbol sjell frymë e pjellorisë, për egjiptianët, spiralja e lëvozhgës së kërmillit është një simbol i mbrojtjes, përparimit dhe jetës së përtejme. Kërmijtë janë përmendur nga disa fise në përrallat dhe mitet e tyre për krijimin e botës. Për persët, shpirti i kërmillit nënkupton krijimin e botës, mendohet se bota përfytyrohej si një lëvozhgë e madhe, prej nga nga lindur gjithë njerëzimi.

Durimi është një tjetër karakteristikë, duke sjellë në mënyrë të dukshme elementet e një krijese e cila që nga kultura e lashtë aziatike, lidhet me budizmin, aspektin shpirtëror dhe sidomos meditimin. Durimi është një dhuratë që nuk mund ta përdorni vetëm për veten tuaj, ndaj mund të dhuroni një varëse apo byzylyk të dashurve tuaj, që nuk e kanë virtytin e durimit.

Edhe pse i ndikuar nga matematika, forma e kërmillit të famshëm Paskal, i cili ngjan me zemrën, për shkak të formës së tij spirale, ka një domethënie të fortë e cila lidhet me dashurinë e përjetshme, ndaj edhe i dhurohet në formë varëseje njeriut të zemrës. Nga Matisse tek Dali, shumë mjeshtra të artit, i përdorin kërmijtë si simbole, të cilët gjatë periudhës së  Rilindjes, u panë si një imazh i Lindjes së Virgjëreshës, pasi njerëzit nuk mund të kuptonin sesi mund të riprodhoheshin me guaskën e tyre prej karbonat kalciumi. Ky simbol në shumë vepra ka domethënien e ringjalljes dhe pastërtisë.

Por një nga elementet që spikat në simbolikën e kërmillit është kujdesi për veten: Sa herë që një kërmill ndien ndonjë rrezik, ata tërhiqen brenda guaskës së tyre.   Ndaj sugjerohet si një simbol i lidhet me vetmbrojtjen, sigurinë, strehën mbrojtëse, elemente të cilët vijnë deri në ditët tona nga kultura asteke.

Për ata që duan të kenë sukses me hapa të sigurt, ky simbol garanton mbarëvajtje dhe shumë para, ndaj edhe mund t’ja dhuroni dikujt që hap një biznes të ri, për t’u uruar zhvillim dhe prosperitet, detaje të cilat kanë qenë më shumë të përhapura në kulturën induiste. Në Japoni, kërmilli ose makara ndihmon në ruajtjen e harmonisë në shtëpi dhe marrëdhëniet midis njerëzve në mënyrë që ata ta duan njëri-tjetrin. Prania e këtij simboli zvogëlon mundësinë e keqkuptimeve dhe konflikteve bashkëshortëve, apo familjes.

Çfarë do të thotë tatuazhi me kërmilli? Në radhë të parë, thuhet se ai përfaqëson rrugën shpirtërore dhe emocionale të njeriut, të gjithë kemi nevojë kur përparojmë përgjatë shtegut të jetës sonë. Ëndërrimi i kërmijve mund të kenë shumë mesazhe, por në thelb ato janë pozitive. Duke parë një kërmilli në një ëndërr keni një paralajmërim se jeni duke pritur një lajm për një punë. Nëse ëndërroni një kërmill të madh, është një simbol i faktit se në jetën tuaj do të shfaqet një person me ndikim që mund të zgjidhë të gjitha problemet.

Previous ArticleNext Article