KreuCelebrity

Britney Spears sulmon Christina Aguilera; ja arsyeja

Britney Spears këtë të premte ka sulmuar Christina Aguilera në rrjetin e saj social Instagram, shkak për këtë është bërë heshtja e saj teksa është pyetur në lidhje me betejën 13-vjecare të Spears.

“I dua dhe i adhuroj të gjithë ata që më kanë mbështetur… por të refuzosh të flasësh kur e di të vërtetën, është e barabartë me një gënjeshtër”, shkroi Spears mbi një video të Aguilerës duke u intervistuar në Latin Grammy Aëards të enjten, ku performoi “Genie in a Bottle”.

“13 vite duke qenë në një sistem abuziv të korruptuar, por pse është një temë kaq e vështirë për njerëzit për të folur? Unë jam ajo që e kalova! Të gjithë mbështetësit që folën dhe më mbështetën faleminderit… Po, kam rëndësi!”, shtoi ajo.

Teksa Aguilera u pyet nga gazetarët e tapetit të kuq nëse ajo kishte ndonjë komunikim me Spears, nisur nga ngjarjet e fundit në lidhje me kujdestarinë e saj, përfaqësuesi i saj, Brett Ruttenberg, i pranishëm në tapet me të, e ndërpreu gazetarin me fjalët: “Jo, më vjen keq, nuk do të flasim për këtë sonte. Faleminderit, megjithatë! Mirupafshim!”

Ndërkohë, Aguilera dukshëm e lëkundur tha, “Nuk mundem”, përpara se të shtonte, “por jam e lumtur për të!”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF