Ikona e re, Billie Eilish: Një artiste kundër seksualizimit të femrës!

Një artiste kundër seksualizimit të femrës, dedikuar totalisht teksteve me mesazhe dhe tema delikate, një stil unik, i cili ka frymëzuar miliona të rinj nëpër botë. 

Është një mbrëmje e ngrohtë korriku në oborrin e një rezidence private të Beverly Hills, e siguruar nga Spotify. Eilish ka veshur pantallona të shkurtra basketbolli, me syze dielli Prada dhe një hoodie të bardhë. Flokët e saj bjondë me shkëlqim zbresin deri mbi shpatulla duke u lëkundur lehtë. Megjithëse nuk ka asnjë nuancë grimi, sytë e saj të mëdhenj, blu-akull i japin një cilësi thuajse hipnotizuese. Truproja e saj rri tek pezulli pranë derës. Ajo po numëron minutat deri në publikimin zyrtar të albumit “Happier Than Ever”. Billie Eilish është e emocionuar dhe nervoze sesi bota do ta presë, edhe pse ajo e krahason me shijen e “biskotës së saj të preferuar” të cilën e poqi në fshehtësi vitin e kaluar. “Unë thjesht e dua këtë album,” thotë ajo, pasi falënderon vëllain dhe bashkëpunëtorin e saj, Finneas.

Balada e harlisur dhe melankolike, i ngjan një katarakti mbi një shkëmb, fundja ajo është ylli i muzikës rock. Një nga cilësitë e shumta që ajo posedon është oreksi i madh për argëtim, ndaj edhe stili që ngjan me Gatsby-n reflekton qartazi se ajo kërkon diçka krejt unike që ngjizet me zërin dhe muzikën e saj. Për fansat dhe kritikët, ky album shënon një progres triumfues, sidomos në rangun e një kantautoreje jashtëzakonisht të talentuar, e cila refuzon të pushojë mbi dafinat e saj dhe që nuk ka frikë të eksplorojë qoshet më të errëta të përvojës femërore. Ajo zgjodhi të bënte një album artistik, jo të ndiqte trendet. “Nëse jeni duke bërë një album për të kënaqur njerëzit, ndonjëherë mund të humbni nga sytë se çfarë do t’ju bënte më të lumtur me muzikën tuaj,” thotë vëllai i saj Finneas. Billie është e kundërta e kësaj dhe vizioni i saj u shpërblye. Eilish thotë se është e lumtur të shohë veten tek rock ‘n’ roll, kjo veçanërisht për një vajzë, duke patur parasysh se kjo rrymë muzikore ka qenë më së shumti një eskluzivitet i meshkujve.

Suksesi tjetër i Eilish ka të bëjë me temat e këngëve të saj, të cilat në fakt janë disa nga sfidat me të cilat përballen shumë gra të reja sot: të dashurit toksikë, marrëdhëniet e komplikuara me trupin e saj, frika për të bërë ose thënë gjëra të gabuara në internet.  Ndaj edhe tekstet e “Happier Than Ever” eksplorojnë sfida që ajo i ka përballuar në vitet e fundit me ndershmëri. Gjatë gjithë albumit, Eilish përballet me tema të errëta, si fajësimi i grave dhe viktimizimi, ndaj edhe shumë njerëz e konsiderojnë poezinë e saj si një katarakt shpërthyes i problemeve që shoqërojnë femrën në përgjithësi.

Uji nuk është frika e vetme me të cilën Eilish është përballur kohët e fundit. Prej disa vitesh, ajo nuk ndihet e sigurtë as në shtëpinë e saj. Pasi ju zbulua adresa e saj në internet, ndjekësit dhe paparacët filluan të shfaqen në oborrin e saj. Dhe ndërsa fama e saj është rritur, ajo është kthyer në një kameleon për sa i takon veshjes, aq sa njerëzit nisën të dyshonin në seksualitetin e saj. Ashtu si shumë yje që janë vënë në qendër të vëmendjes në një moshë të re, ajo fillimisht u verbua nga kritika. Madje edhe mënyra sesi ajo vishet shpesh kthehet në një diskutim i cili e lëkund fort siluetën e saj artistike. Shumë fansa të saj u lidhën ngushtë me stilin e saj, i cili në fakt ishte një mënyrë për të treguar se ishte haptazi kundër seksualizimit. Kështu, ajo filloi të eksperimentonte me pamje të reja, herë pas here duke dalë me rroba krejt të papërshtatshme: Në një fotografi të fundit në Instagram, ajo kishte veshur një korse me printime domate dhe me reçipeta dantelle, duke u bërë shkak për kritika të forta. “Postimi i fotos me korse ishte një fotografi e marrëzisë së përsosur. Njerëzit kanë frikë nga gjinjtë e mëdhenj. Por unë ama kam humbur 100,000 ndjekës, vetëm për shkak të saj”, thotë ajo duke qeshur. “Ne ende jetojmë në një botë shumë seksiste ku gratë janë të ndara në kategori,” ka thënë një herë Madonna, e cila arrin të kategorizojë vajzat e artit mes virgjëreshave dhe të përdalave, por Billie hapi një kategori jo të seksualizuar, duke mos iu drejtuar masave dhe duke mos e përdorur seksualitetin e saj në asnjë mënyrë, për të tërhequr fansat e saj. Ajo beson se gratë duhet të jenë të afta të portretizojnë veten në çfarëdo mënyre, por ama e vërteta qëndron në faktin se nëse Billie do të ishte burrë, askush nuk do të shkruante për atë. Në moshën 19 vjeç, Eilish është ende duke e zhvilluar portretin e saj artistik. Ajo kombinon veshjet e stilit të rrugës me ato të stilistëve dhe siç dëshmon deri tani, ajo nuk ka lejuar që urrejtja të bjerë mbi të, për shkak se nuk është aq feminile sa koleget e saj. Ajo po lufton dita – ditës që ikona e saj e ngritur mbi stilin urban të mos ketë si qendër të botës një siluetë fëmërore joshëse e provokuese, por një figurë e cila frymëzon.

 

Previous ArticleNext Article