Parada e përgjakshme e Krishtlindjes: Makina futet mes turmës; vret 5 persona dhe plagos dhjetëra të tjerë!

Një skenë tmerri ka ndodhur këtë fundjanë në Michigan teksa parada e Krishtlindjes është kthyer në fushë-betejë me trupa të pajetë e të plagosur.

Dëshmitarët kanë rrëfyer skenat e tmerrit që u përjetuan në një qytet periferik të Wisconsin të dielën pasi një makinë u fut mes për mes paradës së Krishtlidjes duke lënë pesë të vdekur dhe të paktën 40 të plagosur mes tyre 12 fëmijë.

Corey Montiho jë prej dëshmitarëve akularë tregoi se vrapoi mes  trupave të copëtuar në rrugët e Ëaukesha, 20 milje larg Milëaukee, në përpjekje për të gjetur gruan dhe dy vajzat e tij pasi grupi i kërcimit të vajzave u godit nga një SUV e kuqe me shpejtësi, e cila përshkoi rrugën e paradës rreth orës 4:40 të pasdites; duke i lënë rrugët të mbushura me njerëz të plagosur, kocka të thyera dhe kaos.

“Pashë trupa që fluturonin. Unë vrapova në rrugën e paradës për të gjetur vajzat e mia. Addison, vajza ime, dëgjoi dikë të bërtiste “makinë” dhe iku. Vajzat pranë saj u goditën.” ; rrëfeu tmerrin e përjetuar Corey

“Unë isha atje. Ishin fëmijë të vegjël dhe familje… ishte vërtetë e tmerrshme”; tregoi një tjetër dëshmitar.

Oficerët e policisë së Chikagos nuk kanë bërë të ditur një motiv, por thonë se nuk e përjashtojnë terrorizmin. Ata gjithashtu besohet se po shqyrtojnë mundësinë që i dyshuari ishte duke ikur nga një incident i mëparshëm me thikë.

Dhjetëra pjesë filmimesh, që duhej të filmonin paradën e përvitshme, për fat të keq këtë vit përfunduan duke dokumentuar tmerrin.

Në njërën prej videove duket  se si një vajzë e vogël që kërcente afër rrugës shpëtoi për fije të perit pasi makina vrasëse kaloi vetëm pak milimetra afër saj.

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article