Bashkëpunoi për vrasjen e 8-vjeçarit? Gruaja e dyshuar dëshmon në polici për ngjarjen

Vrasja makabre e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu, në qytetin e Fierit 10 ditë më parë tronditi mbarë opinionin publik.

Teksa autori 38-vjeçar Klodian Çalamani ndodhet në burg, janë ngritur dyshimet të reja se në ngjarje është përfshirë edhe një grua.

Ky detaj është denoncuar nga familjarët e Mateos, por prindërit nuk kanë pranuar të flasin më shumë për mediat. Në lidhje me këtë denoncim mësohet se policia është vënë në lëvizje dhe ka shoqëruar në komisariat gruan e dyshuar.

Sipas banorëve të fshatit Grecalli, gruaja ka dhënë dëshminë e saj në polici, por autoritetet ende nuk kanë dhënë  detaje. Ndërkohë mësohet se policia ia ka kaluar dosjen prokurorisë.

Previous ArticleNext Article