KreuCelebrity

Fifi iku nga shtëpia, miku i ngushtë: “Prindërit e saj, në gjendje jo të mirë”! 

Fifit i ra të fikët gjatë një përballjeje me opinionisten Balina Bodinaku, që e akuzoi se këngëtarja po kërkonte vëmendje.  Në “Ftesë në 5” së fundmi të pranishëm kanë qenë disa personazhe të njohur në mesin e tyre edhe miku i saj i ngushtë, aktori Kreshnik Ibrahimi. “A duhet të dalë Fifi nga BBV”, ka qenë pyetja e parashtruar derisa u dhanë disa versione.

“Jam i privilegjuar sepse mund të them që kjo ftesë më është kërkuar edhe nga familjarët e Fifit që të japë një prononcim. Prindërit e Fifit dhe familjarët e saj janë të shqetësuar e të prekur dhe sigurisht ndjejnë atë dhimbjen sepse është gjaku i tyre, ajo që ka sakrifikuar më shumë për atë familje.

Më është kërkuar si shok i ngushtë i saj, janë të mërzitur shumë edhe nga gjendja e Fifit e nga opinionet e tjerëve që krijojnë. Mbrëmë e kemi parë një vërshim në rrjete sociale, nuk e di është pak i tepruar ky sulm dhe këto gjëra ndaj Fifit edhe ajo është e mbingarkuar edhe natyrisht ajo gjendje e Fifit mbrëmë na ka shqetësuar të gjithëve, e ka shqetësuar produksionin por ndoshta edhe banorët”, ka thënë Ibrahimi.

“Nuk po kalojnë një gjendje të mirë prindërit e saj, familjarët e saj sepse ne që e njohim Fifin ne po e dimë që nuk po aktron e nuk po luan. Ne që e njohim Fifin është ajo mrekulli që neve na ka falur Zoti ta kemi, atë artiste atë krijuese të muzikës dhe artit shqiptarë që mendoj se të gjithë artistët shqiptarë i detyrohen për një mbështetje të paktën të mos hudhin gur, të mos vërshojnë kundër Fifit të dal të mos dal. Fifi është shumë e drejtpërdrejt mendoj që e bezdisin këto intrigat”, shton më tej Ibrahimi.  Fifi nderkohe venfdosi vete te dale nga shtepia, duke nenkuptuar se nuk po ndihej mire e s`po qendronte dot me aty.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF