Me një foto, Dua Lipa na tregoi se jeta e saj ka dhe një anë tjetër, jo dhe aq të bukur!

Tashmë, po shijon majat e një suksesi të shumëmerituar. Por fama për Dua Lipën nuk erdhi pa mund e lodhje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ajo ende vazhdon të punojë me ritme që ndonjëherë mund të bëhen dërrmuese, sic e dëshmoi qartë me një foto të postuar së fundi, ku shihet duke fjetur në makinë. Duket vërtet e lodhur!

“Unë fle me taka”, ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar kështu se jeta e saj ka dhe një anë tjetër jo aq të bukur, dhe nuk është gjithcka vetëm shkëlqimi që shohim nga jashtë.

Shoqja e saj e fëmijërisë, Zana Veseli, thoshte përpara disa kohësh për The Sun, se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur. Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, shprehej ajo.

Previous ArticleNext Article