Vajza me probleme shëndetësore? Sara poston foton shqetësuese!

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, është një blogere mjaft aktive dhe nuk ngurron të postojë në rrjetet sociale edhe mjaft momente nga jeta e saj me familjen.

Fotoja e fundi megjithatë, ka ngjallur shqetësim. Sara shihet aty duke i mbajtur vogëlushes së saj, Poem, një maskë oksigjeni në fytyrë, teksa vajzën e ka në krahë.

“Nuk është më aq e frikshme”, ishte mbishkrimi në foto.

Më herët ajo ka rrëfyer se ka pasur një lindje natyrale, ndërsa thoshte se shtatzënia ishte shumë e dëshiruar dhe aspak e papritur. Nuk dihet për momentin se cfarë problemi shëndetësor kishte Poem.

Previous ArticleNext Article