KreuStil Jetese

Nisin xhelozitë e para në “Love Story 2”, arsyeja është Kristi

Kristi, një nga fronistët e “Love Story 2”, zgjodhi që takimin e parë ta zhvillonte me Kristinën, por në fillim bisedën e tyre vëmendja u përqendrua te Sellma.

Këtë të enjte në “Talk Love Story” në Tv Klan, Kristi, Sellma dhe Kristina janë përballur me njëri-tjetrin.

Sellma është shprehur se është ndjerë e vlerësuar që ka marrë vëmendjen, por Kristina është shprehur se biseda ishte planifikuar dhe ajo thjesht donte të sqarohej me Kristin se ku ishte ai mes dy vajzave.

Sellma: O zot i madh. Qenka tmerr, të flasësh për një vajzë, që në momentin që takon tjetrën, është një super rëndësi që po më japin. Po më pëlqen kjo, pasi unë jam dhe luan në horoskop dhe më pëlqen vëmendja. Ishte Kristina që më përmendi dhe Kristi gjithashtu. Nuk duhet të them unë se sa interes ka se më ka përmendur 5 herë gjatë emisionit. I ka shpreh komplimentat për mua dhe pëlqimin. Unë e kam derën e hapur, për çunat dhe për Kristin.

 

Kristi: Ishte gjithmonë e hapur. Nuk është te dera, mua Sellma më ka pëlqyer nga nata e parë. Jo vetëm bukuria dhe zëri. Më pëlqeu shumë.

 

Kristina: Nuk doja t’i krijoja vëmendjen Sellmës në atë takim, por doja vetëm të kuptoja pse kisha Kristin përballë kur Kristi ndërroi mendim. Më shumë për t’u qartësuar me veten dhe për t’i dhënë vëmendje një femre tjetër. Unë kam vëmendjen e plotë nga të gjithë dhe gocat kanë vëmendjen e duhur.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF