500 herë më infektues se Delta, varianti i ri hyri në Europë- cilat janë vendet e prekura!

 Specialistët thonë se varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i shfaqur në Afrikën e Jugut mund të jetë 500 herë më infektues se Delta, cka e bën shumë më të rrezikshem. Fatkeqësisht, raste të tij janë shfaqur dhe në Europë, cka tregon se pavarësisht masave të marra me urgjencë për të pezulluar udhëtimin me rajonin e infektuar, ky variant ka mbërritur tashmë në kontinentin e vjetër.

Zyrtarët shëndetësorë në Holandë thanë më 27 nëntor se 61 persona, që arritën në Amsterdam përmes dy fluturimeve nga Afrika e Jugut, kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Kampionet nga pasagjerët po testohen për të parë nëse ata janë të infektuar me variantin e ri Omicron, që u identifikua më herët gjatë javës në Afrikën e Jugut. Ky variant është përshkruar nga zyrtarët shëndetësorë botërorë si variant “shqetësues”.

Pasagjerët nga Afrika e Jugut erdhën një ditë më parë, para se Holanda të ndalonte fluturimet nga shtetet në jug të Afrikës. Ndërkohë, është konfirmuar një rast i këtij varianti në Belgjikë dhe dyshohet një tjetër në Gjermani.

Previous ArticleNext Article